Sonntag, 6. Dezember 2015

Shaban Cakolli - Arbëria


ARBËRIA

Më e moçme se Hëna është Arbëria,
rrënjët i shtrin
tek mitet ilire
ku perëndesha Dea
qumësht i jep
gjarpërit të shtëpisë.

Ëndrrat arbërore
me Qerren e Diellit
udhëtojnë
për të pushuar
në svastikën
e djepave tanë.

Derisa flenë arbërorët
dy shqipe të pagjuma
ëndrrat na i ruajnë
netëve me hënë.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen