Samstag, 19. Dezember 2015

Në Radio Zëri i Arbërit, jehon fuqishëm Zëri i Çamërisë.


Sonte në orën 20:15 në Radio Zëri i Arberit: EMISIONI I SHTATË KUSHTUAR ÇAMËRISË

  • Në emisionin e shtatë “Zëri i Çamërisë në Radio Zëri i Arbërit”, veç tjerash, do të deklamohen edhe vargjet e poezive kushtuar Çamërisë të katërmbdhjetë poeteve shqiptar. Kësisoj, do të prezantohen vargjet e autorëve Brahim Avdyli, Shaip Beqiri, Faruk Tasholli, Fran Ukcama, Nexhat Rexha, Agim Bajrami, Rrahim Sadiku, Xhevahir Cirongu, Kamber Cano, Fran Tanushi, Shaban Pllana, Haxhi Muhaxheri, Lumturi Plaku dhe Sabit Abdyli.

           Emisioni i filluar para disa muajsh me emrin “Zëri i Çamërisë në Radio Zëri i Arbërit” me autor gazetarin Haxhi Muhaxheri, ka zgjuar interesim të madh tek degjuesit, komuniteti çam dhe rrethet intelektuale. Është ky emision i cili tash më e ka krijuar fizionominë e vet dhe po ndiqet nga një audiencë e gjerë. Ne ketë emision, deri më tash, është trajtuar fuqishem problemi çam, qysh nga zanafilla e tij e deri në ditët e sotme. Kështu, përpos fragmenteve dokumentare, dëshmive historike dhe opinioneve të studiuseve të ndryshëm; në ketë emision janë dëgjuar edhe rrëfimet rrëqethëse të vet çamëve që i kanë perjetuar masakrat dhe gjenocidin e bërë nga shovenistet grek. Po ashtu, nga autori i këtij emisioni z. Haxhi Muhaxheri, përmes materialeve të përzgjedhuar është berë përpjekje që të trajtohen besnikërisht edhe kultura dhe tradita e begatë çame, doket dhe zakonet, krijimtaria e pasur gojore e letrare e tyre.

           Nisma dhe puna serioze e berë me shumë përkushtim nga autori i këtij emisioni z Haxhi Muhaxheri, është plqyer, përkrahur dhe përshendetur fuqishëm prej shumë intelektualeve nga e gjithe hapsira shqiptare, të cilë kanë shprehur njëkohësisht edhe gatishmërinë për ta dhën kontributin e tyre për mbarvajtjen e këtij emisioni.

           Në emisionin e radhës qe do të jepet sonte në orën 20:15 (19.12.2015) në Radio Zëri i Arbërit, veç këngëve të bukura çame, do të deklamohen edhe vargjet e poezive te katërmbdhjetë poeteve që ia kanë kushtuar Çamërisë; e këta autorë janë: Brahim Avdyli, Shaip Beqiri, Faruk Tasholli, Fran Ukcama, Nexhat Rexha, Agim Bajrami, Rrahim Sadiku, Xhevahir Cirongu, Kamber Cano, Fran Tanushi, Shaban Pllana, Haxhi Muhaxheri, Lumturi Plaku dhe Sabit Abdyli. Shumica e poezive do të lexohen nga znj. Zyrafete Gerlica, kurse disa nga prej tyre do të lexohen nga vet autoret. 

           Për suksesin e emisionit dhe mbarvajtjen e tij është duke kontribuar edhe kryeredaktori dhe moderatori, z. Imri Trena, i cili po bën përpjekje serioze qe ta moderoj me elegance ketë programin e Radios Zëri i Arbërit. Ndaj lirisht mund të themi se në RADIO ZËRI I ARBËRIT është duke jehuar fuqishëm edhe ZËRI I ÇAMËRISË.

Radio Zëri i Arbërit mund të dëgjohet dretpërdrejt duke klikuar ne njërin prej linkeve që po i shënojmë më poshtë:

http://zeriarberit.blogspot.al/
http://radio-planeti.blogspot.al/p/radio-zeri-i-arberit.html
http://zeriarberit.com/

Fehmi Spahiu
19. 12. 2015

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen