Mittwoch, 17. August 2016

Poezi që sjellë freski në letërsinë tonë


Nga Bexhet Asani

Poetin Naim Fetaj e preokupon përditshmëria gjithëshqiptare. Poezinë e tij fund e krye e përshkon sentimentalizmi. Vargjet plot melodiocitet burojnë e gurgullojnë si Drini i Bardhë. Sot pothuaj të gjithë krijuesit, shkruajnë vargun e lirë, herë-herë të thatë e të pakuptimtë. Naim Fetaj është usta i vargut të bardhë, i bardhë ashtu siç është shpirti i tij rebel, kundër padrejtësive shoqërore. Ai me vargun e tij artistik e të mprehtë me mesazhin që jep, e bën lexuesin për vete. Lexuesin e rrëmben forca artistike dhe estetike e vargut të tij, ai gërsheton rimën tradicionale me vargun e bardhë, kjo e bën më tërheqëse, më të ëmbël, më të dashur vargun dhe poezinë e tij.


Në lirikën e Naim Fetajt dominon motivi social, motivi patriotik etj.

Poeti Naim qanë hallet dhe vuajtjet e popullit gju më gju me popullin, që nga jugu në veri e që nga perëndimi deri në lindje të tokave shqiptare. Ai me shokë në rini luftoi lirinë e vendit të tij të dashur Kosovës, lufton edhe sot pa marrë parasysh furtunave dhe dallgëve të zhgënjimeve...! Pezia e Naimit eshtë gracioze e që sjellë freski në letërsinë tonë. Sikur ai të kultivonte peoezinë me rimë dhe posht saj apo lart të shënonte inicialet N.F. të gjithë do të thoshin se poezinë e ka shkruar Naim Frashëri...! Po ja që poeti Naim Fetaj kultivon vargun e bardhë dhe poezia e tij është po aq e dashur për lexuesin sa poezia e Naim Frashërit. Pse? Sepse të dy Naimët u mbështetën në tabanin kombëtar. Çdo gjë që mbështetet në tabanin kombëtar, është e dashur, është e mirë, është e bukur, është e madhërishme, është hyjnore. E tillë është poezia e poetit të ditëve tona Naim Fetajt.


Naim Fetaj

SKICË PËR PORTRET...

Një ëndërr atëbotë s'na la me u rritë
Dhe fjala e zjarrtë...Kosova Republikë
Sa shumë vuajtje e vdekje o Zot
Dhe ende faqet...larë me lot
E lum për veti s'bëmë
Atë ditē e sot...atë ditë e sot...


SI EPITAF...
( Për Almirin 4 vjeçar)

Lotova për ty ...sonte Almir
Po as ne të gjallët ...s'jemi hiç më mirë
Ti shkove i ri ...nuk dite ç'është dhembja
Mirë që s'e dite
Në gojë si vritet kënga
Ti shkove i ri ...nuk dite ç'ështē malli
Mirë që nuk e dite
Si vdiset për së gjalli...

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen