Freitag, 20. Januar 2017

Skënderbeu jeton dhe sot

Nga Skënder Jashari 

Si sot,  më 17 janar 1468 në Lezhë, në moshën 63 vjeçare, kaloi në  amshim, por për të mos  vdekur kurrë, në  Shpirtin dhe Zemrën e Kombit tonë, por dhe të mbarë  njerëzimit liridashës! 

Janë bë 549 vite më parë, që mbetëm pa: Shqiptarin e Vërtetë, Burrështetasin, Komandantin, Diplomatin, Profetin dhe Shenjtin më të madh  Shqiptarë.

Gjergj Kastrioti, u bë Shembulli i luftëtarit më të mirë që ka njohur njerëzimi.

Edhe sot, për ne Shqiptarët, mbetet figura më e Shenjtë, që si fëmijë rritemi me  kujtimin e tij, jetojmë dhe duam ta ndjekim Rrugën e tij-Bashkimin e Atdheut. Gjergj Kastrioti realizoi bashkimin e parë të shqiptarëve në  Lidhjen e Lezhës, guri i parë drejt krijimit të Shtetit të Pavarur.

Ushtarët  osman  eshtrat  e tij i bënë “hajmali”( për t’i sjell fat në luftë), sipas ushtarve osman, derisa luftonte ai( Gjergj Kastrioti), kishte  aftësinë  e  Bilokacionit( në dy vende në të njejtën kohë)-asgjë nga Shpata e tij nuk i shpëtonte! 

Bota perëndimore e  personifikoi që në kohën sa ishte  gjallë, si penguesin kryesor që Perandoria Osmane të mos  arrijë të hyjë në Europë, si dhe si modelin e  të Krishterit  shembull për të  rezistu  pushtimit Osman-islam!

Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, i lindur më 6 maj 1405, që u mor peng nga pushtuesi osman, që në moshë 6,  9, 11, 19 vjeçare etj( sipas burimeve të ndryshme  historike, ndryshojnë dhe  datat), duke  mbaru shkollimin ushtarak, përmes së  cilës  arriti deri në hierarki të larta  ushtarake Osmane, duke u dallu  gjithëherë  nëpër  fushëbeteja!

Gjergj Kastrioti, shërbeu në  Perandorinë  Osmane në  vitet  1423 deri kur më 3 nëntor 1443, ku nga  beteja  e Nishit, u kthy me 300 kalorës Shqiptarë, për  t’i shërby Atdheut tone- e për t’a bë Shqipërinë e Bashkuar!  Skenderbeu, gëzoi  titullin e Zotit të  Shqipërisë, Mbret i Shqipërisë dhe Maqedonisë, Epirit etj e deri edhe si Atlet i Krishtit dhe jo vetëm kaq! Derisa në vitin 1463, u kurorëzu si Komandanti Suprem i Kryqëzatës Anti-osmane, të cilën e  emëroi Papa Piu II, por që kjo aleancë nuk qe jetëgjatë! 

 Lugina e Preshevës, me krenari kujton që Mbreti ynë, Burrështetasi ynë, Komandanti ynë, Profeti dhe Shenjti ynë, kaloi nëpër këtë pjesë të Trollit Arbëror!

Me kthimin e  tij,  duke  marr  kështjellat e  Krujës, pastaj edhe të  Sopotnicës-“Svetigradit” dhe  Modricës, e  në  vazhdimsi duke  mbrojtur   suksesshëm gjitha  trojet  Shqiptare, madje edhe  më gjerë, duke  i ardhur në  ndihmë, si aleat edhe  princit Huniad, Venedikut, Papatit, Napolit etj, në luftë  si kundër  Perandorisë  Osmane ashtu dhe  kundër  armiqëve të aleatëve!

Gjergj Kastrioti më 2 mars 1444 në Lezhë,  bashkoi  fiset  Shqiptare, të njohur si  Besëlidhja e Lezhës - që edhe në ditët  e sotme mbetet  inspirim për ne Shqiptarët dhe Bashkimin e Shqipërisë!

Për 25 vjet, nga  1443-1468, luftoi  duke komandu ushtrinë  e Lavdishme  Shqiptare që nuk kishte kurrë mbi 10.000 ushtar të rregullt, e veçmas  Gardën e tij deri në 5000 mijë ushtar( që për kohën e tërë bota i admironte për  përgatitjen dhe  profesionalizmin e tyre), duke  fitu kundër ushtrive osmane që  varionin në numër nga 100.000 deri në 250.000 ushtar, pos saj edhe të  furnizuar  me armë dhe paisje të  kohës.

Duke fillu nga beteja  e  parë  e Torviollit më 29 qershor 1444( ku disa mijra ushtar osman u vranë), të pasuar nga  Betejat tjera të  lavdishme si: Beteja e Parë e Mokrës, Beteja e Otonetës, Beteja e Parë e Oranikut, Beteja e “Svetigradit”, Rrethimi i Parë i Krujës, Beteja e Modricës, Beteja e Parë e Meçadit, Beteja e Pollogut, Rrethimi i Beratit, Beteja e Dytë e Oranikut, Beteja e  Albulenës, Beteja e Dytë e Mokrës, Ekspedita nëpër Maqedoni e më gjerë, Beteja e Ohrit, Beteja e Parë e Vaikalit, Beteja e Dytë e Meçadit, Beteja e Dytë e Vaikalit, Beteja e Kasharit, Rrethimi i Dytë i Krujës, Rrethimi i Tretë i Krujës, por edhe misionet  ushtarake  në  Napoli, Lufta kundër Venedikut, por edhe  nëpër vende të tjera të Ballkanit( në ndihmë të Huniadit, kundër sllavëve-Serbisë etj).

Pra Shqiptarët në  kohën  e Lavdishme, të Gjergj Kastriotit, arritën të luftonin :

  1. Kundër superfuqisë së kohës Perandorinë Osmane, që çdo kë tjetër  e kishte  mposhtur-por jo Shqipërinë;
  2. Kundër Venedikut, po ashtu një  fuqi e madhe e kohës, madje paralelisht i fitoi betejat si kundër  Venedikasve dhe Osmanve;
  3. Luftimet  në  Napoli, kundër armiqëve të aleatit të tij;
  4. Luftoi kundër sllavëve( Serbisë, që nuk ekzistonte si  nacionalitet i ndarë!).


Vlen  të theksohet që sulltani i cili mposhti tërë Europën,  duke   pushtu  Konstantinopojën në maj 1453, u gjunjëzu në  pushtimin e Trojeve Shqiptare, njejtë po ashtu edhe sulltani Mehmeti II përgatitej për të  kalu  Otrantin për të zbarku në Itali, për t’a bë Vatikanin seli të Islamit dhe të tij( si  i pari i Fesë Islame), dështoi edhe në  Rrethimin e II të Krujës-e që Europa shpëtoi nga  Lufta  Heroike  e Kombit Shqiptarë!
Asnjë Shqiptarë dhe Luftëtarë Shqiptarë kurrë nuk  e harroi  këtë Simbol që Identifikon  Kombin, Atdheun tonë- gjithëmonë  do na prijë  Gjergj Kastrioti, si në Paqe e si në Luftë!

Pas kalimit në  amshim të Gjergj Kastriotit, Luftarët  Shqiptarë, mbetën jetim, pa krahun  e  atij që fitonte çdo betejë- por  vazhduan ende  rrugën  e tij! Masivisht ikën për  në Italinë Jugore, Venedik etj, prej nga edhe sot kemi vllezërit tonë  Arbreshë!

Më vitin 1474,  sulltan Mehmeti II, rrethoi Krujën, Shkodrën, por dështoi, sepse  Luftarët  Shqiptarë, ishin  shembullorët më të mirë të  figurës së Gjergj Kastriotit. Pas  dy  vitesh, 1476 sërish i kthehet  Perandoria Osmane  Trojeve tona. Edhe Venediku ndihmoi  Shqiptarët,  sa që u kriju më 1477 një ushtri  e përbashkët  Shqiptaro-venedikase, që e sulmuan  ushtrin Osmane, duke i shkaktu dëme të mëdha, mirëpo të dhënë  pas  plaçkës së luftës( siç duket gabimi taktik i  komandimit), bëri që  të riorganizohen trupat  osmane dhe të  korrnin  fitore  nga  humbja  e tyre!  Ndërsa në pranverën  e vitit 1478, trupa të  freskëta osmane vërshuan mbi tokat  Shqiptare, ku më 14 maj  rrethuan  Shkodrën, e që u përforcuan në  vazhdimsi me trupa të  reja të  ardhura nga  Stambolli( erdhi edhe sulltan Mehmeti II) por edhe  bejler të tjerë  të Rumelisë( Ballkanit)! Më 16 qershor 1478, pra pas dy vite rrethimi, Luftarët  Shqiptarë të  Kështjellës së Krujës, mbetën  pa ushqime, gjë që u detyruan të  dorëzoheshin, me kusht të largoheshin të lirë nga  vendi!  Osmanët nuk e  mbajtën fjalën, pos  venecianve, të  gjithë  Shqiptarët u vranë, derisa fëmijët dhe gratë e  tyre u bënë skllevër. 

Vazhdoi rrethimi i Shkodrës, e cila goditej me 10 topa të rëndë,  që për një muaj  vazhdimisht kanë  shkrepur projektil mbi muret e Kështjellës, duke mos theksu edhe  tërë  armatimin  e rëndë të topave, katapultave, bombardave etj etj, që përdorën ushtritë osmane, Luftarët  Shqiptarë jo vetëm të  Shkodrës por edhe të  rrethinave, luftonin trup me trup- duke shembëlly figurën  e Gjergj Kastriotit. Perandoria Osmane, për t’a  mposht Rozafën, përdori taktikën  e ndërprerjes së çdo furnizimi me ushqim dhe ujë të saj,  arriti të pushtoj pa rezistencën  Kështjellën e Zhabjakut, zotërues i së cilës ishte Gjon Gjurashi( Cërnojeviqi).  Më 25 janar 1479, me  marrëveshjen  Venedik-Stamboll, Shkodra kalonte  në  duart  e  këtyre të fundit, kurse  më 25 prill ushtritë  osmane hynë  në Shkodër. 

Në çdo luftë, Shembëlltyra e Gjergj Kastriotit n’a priu në Paqe dhe Jetë, por edhe në Luftë.

Nën robërinë 550 vjeçare të Perandorisë Osmane, pas së cilës Shqiptarët  formuam  Shtetin Amë, në 550 vjetorin e Amshimit të  Gjergj Kastriotit, uroj që të  Çlirohemi Shpirtërisht nga  robëria Osmane, të sjellur nga  feja e këtij pushtuesi- siç edhe Gjergj Kastrioti dëshmoi, mbi çdo gjë, pozitë, pagesë, fe, kishte  Atdheun! Derisa ishim dhe jemi në disa pjesë të Trojeve tona, nën robërin e  Osmanve, e sllavëve( Serbë, Maqedonas, Malazias, Grek), dhe nën  robërinë  e Shpirtit të Lirë e të Shenjtë  të Shqiptarve, nuk  patëm shtet, e nuk patëm gjë!

E bekuar qoftë  Shqipëria( me gjitha  trojet  tona)!

Më:17.01.2017

__________________

  1. Akademia Shqiptare e Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar, Tiranw,Toena, 2002, faqe 348 dhe 370;
  2. Norman Housley, The Later Crusades 1274-1580:from Lyons to Alcazar, Oxford University press, p.90
  3. Akademia Shqiptare e Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar, Tiranw,Toena, 2002, faqe 411;
  4. Po aty faqe 411-412;
  5. Po aty faqe 412;
  6. Po aty faqe 412;
  7. Po aty faqe 412;
  8. Po aty faqe 413;




Mittwoch, 4. Januar 2017

Në gjurmët e harruara të këngës epike

Këngët “Maje-Kraje”,  të Shqipërisë së Veriut, tashmë një traditë e harruar. Dikur, udhëtari Bernard Newman i cilësoi ato si “telefoni shqiptar”.

Ato njihen në popull edhe me emërtimet: këngë majekrahi, këngë përmajekrahi, këngë përkryekrahi, këngë termalçe, këngë piskë, këngë me gisht në vesh, këngë përpjetë, këngë asqerçe, këngë tërthorce.

Këto emërtime nisen kryesisht nga dy pozicione: ose ai i mënyrës së interpretimit ose nga qëllimi i kryerjes së saj. Sipas Ernest Koliqit, këngët maje-kraje, malësorçe, thirren nga malësorët edhe si këngë të egra.

Në Ciklin e Kreshnikëvë e hasim këtë stil  me gisht në vesh:

Ni sahat iz` krajli ia ka dhanë
E t`dy gishtat n`vesh` Alija po ban:
-O ku jeni ju, mor agt, e Jutbinës,
o ku jeni, more Muja me Halilin. 

_________________
Marrë nga ata.gov.al

Montag, 28. November 2016

Haxhi Muhaxheri - Sa herë vjen Nëntori


Haxhi Muhaxheri

SA HERË VJEN NËNTORI

Sa herë vjen nëntori
thua se të gjithë
duam të jemi Adem Jashar e Isa Boletin

Me plisin e bardhë në dritë të syrit
bëjmë foto duke e puthur flamurin
e fjalët i ngjyrosim kuq e zi

Pastaj…
harrojmë të marrim frymë shqip
e kafshojmë lirine vetveten
bëjmë jetë ujqërish
diellin ia vërbojmë atdheut
e zotin duam ta kemi veç për vete
Medet...
…………………
…………………

28. 11. 2015

Mittwoch, 5. Oktober 2016

Dashuria e tij është mikrofoni

Orhan Azemi (dj Oki)
Qysh si fëmijë kresherinë time e ngjallte spikeri kur flist nga "kutia e vogël"- radioja, thotë Orhan Azemi, për dëgjuesit i njohur me nofkën DJ Oki, pa e ditur se njëditë edhe unë  vetë më zërin tim, do te behem pjesëtar i shumë familje mergimtare.

Dj Oki vjen nga Presheva dhe jeton në Belgjikë. Mjeshtrin e moderimit e ka filluar para 10 vitesh, në radion e internetit  "Xat Prishtina" për të vazhduar pastaj tek radio "Radio-Alba", kurse tani moderon në "Radio Natyra" qe tre vite. Në "Radio Natyrë" moderon programe te ndryshme dhe programin e rregullt "Të argëtohemi se bashku".

Se Orhani apo Dj Oki është moderator i mirë e vëteton edhe audienca qe e përcjell, por edhe numri i madhë i dëgjuesve që e thërrasin gjatë emisionit te tij.
Dj Okin e benë te sukseshme edhe mënyra e veqant e moderimit, sinqeriteti dhe afria më dëgjuesin.
     
Ai na tha edhe këtë: dëgjuesit mu kanë bërë si anëtarë te familës, komunikoj me ta lirshem dhe ata me japin energji qe te mos ndjej lodhje. Populli e ka thënë me kohë - Çka mbjellë - korrë!
Andaj pse mos te mbjellim dashuri mes veti. E kur është fjala te profesioni im kjo dashuri shumëfishohet për aq sa ka dëgjues.

Agim Drenica


Mittwoch, 17. August 2016

Poezi që sjellë freski në letërsinë tonë


Nga Bexhet Asani

Poetin Naim Fetaj e preokupon përditshmëria gjithëshqiptare. Poezinë e tij fund e krye e përshkon sentimentalizmi. Vargjet plot melodiocitet burojnë e gurgullojnë si Drini i Bardhë. Sot pothuaj të gjithë krijuesit, shkruajnë vargun e lirë, herë-herë të thatë e të pakuptimtë. Naim Fetaj është usta i vargut të bardhë, i bardhë ashtu siç është shpirti i tij rebel, kundër padrejtësive shoqërore. Ai me vargun e tij artistik e të mprehtë me mesazhin që jep, e bën lexuesin për vete. Lexuesin e rrëmben forca artistike dhe estetike e vargut të tij, ai gërsheton rimën tradicionale me vargun e bardhë, kjo e bën më tërheqëse, më të ëmbël, më të dashur vargun dhe poezinë e tij.


Në lirikën e Naim Fetajt dominon motivi social, motivi patriotik etj.

Poeti Naim qanë hallet dhe vuajtjet e popullit gju më gju me popullin, që nga jugu në veri e që nga perëndimi deri në lindje të tokave shqiptare. Ai me shokë në rini luftoi lirinë e vendit të tij të dashur Kosovës, lufton edhe sot pa marrë parasysh furtunave dhe dallgëve të zhgënjimeve...! Pezia e Naimit eshtë gracioze e që sjellë freski në letërsinë tonë. Sikur ai të kultivonte peoezinë me rimë dhe posht saj apo lart të shënonte inicialet N.F. të gjithë do të thoshin se poezinë e ka shkruar Naim Frashëri...! Po ja që poeti Naim Fetaj kultivon vargun e bardhë dhe poezia e tij është po aq e dashur për lexuesin sa poezia e Naim Frashërit. Pse? Sepse të dy Naimët u mbështetën në tabanin kombëtar. Çdo gjë që mbështetet në tabanin kombëtar, është e dashur, është e mirë, është e bukur, është e madhërishme, është hyjnore. E tillë është poezia e poetit të ditëve tona Naim Fetajt.


Naim Fetaj

SKICË PËR PORTRET...

Një ëndërr atëbotë s'na la me u rritë
Dhe fjala e zjarrtë...Kosova Republikë
Sa shumë vuajtje e vdekje o Zot
Dhe ende faqet...larë me lot
E lum për veti s'bëmë
Atë ditē e sot...atë ditë e sot...


SI EPITAF...
( Për Almirin 4 vjeçar)

Lotova për ty ...sonte Almir
Po as ne të gjallët ...s'jemi hiç më mirë
Ti shkove i ri ...nuk dite ç'është dhembja
Mirë që s'e dite
Në gojë si vritet kënga
Ti shkove i ri ...nuk dite ç'ështē malli
Mirë që nuk e dite
Si vdiset për së gjalli...

Sonntag, 14. August 2016

Aforizma nga mendjet e ndritura të botës

Aforizma nga Sokrati, Ajnshtajni, Tuein, Gëte, Pikaso, Aristoteli, Da Vinçi, Konfuci, Steve Jobs, Woody Allen...
Çdo mendje e ndritur e kohërave ka lënë trashëgiminë personale. Për disa janë veprat, për disa të tjerë aseti më i madh janë thëniet në letër. Shumë prej tyre janë sfiduese, frymëzuese dhe interesante, optimiste, por vetëm të vërtetat, ato që i rezistojnë brezave janë më të vlefshmet.

1 – Jeta duhet bërë për të lënë një impakt, jo për të bërë të ardhura – Kevin Kruse

2 – Çfarëdo që mendja e njeriut mund të konceptojë dhe besojë, mund ta arrijë – Napoleon Hill

3 – Mos u përpiq të kesh sukses, por përpiqu të jesh një vlerë – Albert Einstein

4 – Dy rrugë ndaheshin nga një dru, dhe unë zgjodha atë më pak të shkelurën. Kjo bëri diferencën– Robert Frost

5 – Ia atribuoj suksesin këtij veprimi: Nuk pranoj apo bëj justifikime – Florence Nightingale

6 – Ju nuk ja dilni në 100% mundësitë që nuk shfrytëzoni – Wayne Gretzky.

7 – Kam gabuar në 9000 gjuajtje në karrierën time. Kam humbur 300 ndeshje. 26 herë më është besuar gjuajtja e fundit dhe e kam gabuar. Kam dështuar mijëra herë në jetë. Dhe kjo është arsyeja pse arrita të kem sukses – Michael Jordan

8 – Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje – Amelia Earhart

9 – Çdo lëvizje më sjell më afër qëllimit tim – Babe Ruth

10 – Përcaktimi i qëllimit është fillimi i arritjes – Clement Stone

11 – Jeta nuk është të marrësh dhe të kesh, është të japësh dhe të jesh – Kevin Kruse

12 – Jeta është ajo çka të ndodh ndërkohë që ti je i zënë duke bërë plane të tjera – John Lennon.

13 – Ne bëhemi çfarë mendojmë – Earl Nightingale

14 – 20 vjet nga tani ne do të jemi më të zhgënjyer për gjërat që nuk bëmë, se sa nga gjërat që bëmë. Eksploro, ëndërro, zbulo – Mark Tuein

15 – Jeta është 10% ajo që më ndodh mua, dhe 90% se si unë reagoj – Charles Suindoll

16 – Mënyra më e zakonshme se si njerëzit i dorëzojnë fuqitë e tyre është se mendojnë se nuk kanë – Alice Walker

17 – Mendja është gjithçka. Çfarë mendon bëhesh – Buda.

18 – Koha më e mirë për të mbjellë një pemë është para 20 vitesh. Koha e dytë më e mirë është tani – Proverbë kineze

19 – Një jetë e pakontrolluar nuk ja vlen të jetohet – Sokrati

20 – 80% e suksesit është të tregosh që vlen – Woody Allen

21 – Jeta jote është e limituar, kështu që mos e shpenzo duke jetuar jetën e dikujt tjetër – Steve Jobs.

22 – Të fitosh nuk është gjithçka, por të duash të fitosh po – Vince Lombardi

23 – Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia. Jam produkt i vendimeve të mia – Stephen Covey

24 – Çdo fëmijë është artist. Problemi është si të vazhdosh të mbetesh artist kur rritesh – Picasso

25 – Nuk mund ta kalosh kurrë oqeanin nëse s’ke guxim të shohësh mbrapa që bregu nuk duket – Kristofor Kolombi.

26 – Kam mësuar që njerëzit do ta harrojnë çfarë the, njerëzit do ta harrojnë çfarë bëre, por njerëzit nuk do ta harrojnë kurrë se si i bëre të ndihen – Maya Angelou.

27 – Ose ti e bën ditën tënde ose dita të drejton ty – Jim Rohn

28 – Për çdo gjë që mendon se mund të bësh ose çfarë nuk mund të bësh, ke të drejtë – Henry Ford

29 – Dy ditët më të rëndësishme në jetën tënde janë kur lind dhe ditën që zbulon pse linde – Mark Tuein

30 – Çfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda – Johann Volfgang von Goethe.

31 – Hakmarrja më e mirë është suksesi masiv – Frank Sinatra

32 – Njerëzit shpesh thonë se motivimi nuk zgjat. Dakord, por edhe fjalët e këqija nuk kanë rezultat, prandaj motivimi këshillohet të jetë i përditshëm – Zig Ziglar.

33 – Jeta zvogëlohet ose zgjerohet në proporcion të kurajos së dikujt – Anais Nin.

34 – Nëse dëgjon brenda vetes një zë që thotë “nuk mund të pikturosh”,  atëherë nuk mund të pikturosh. – Vincent Van Gogh.

35 –  Ka vetëm një mënyrë për të shmangur kriticizmin: mos bëj asgjë, mos thuaj asgjë dhe ji thjesht asgjë – Aristoteli.

36 – Kërko dhe do të të jepet, kërko dhe do të gjesh, trokit në dorë dhe do të të hapet – Jezusi

37 – I vetmi person që është e thënë të bëhesh, është personi që vendos ti vetë të bëhesh – Ralph Valdo Emerson

38 – Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar – Henry David Thoreau

39 – Kur të takoj Zotin në fund të jetës sime, shpresoj të mos më ketë ngelur asnjë pikë talent dhe t’i them, e përdora të gjithë atë që më dhe – Erma Bombeck.

40 – Më shumë se sa t’i vendosësh përgjegjësi një personi, është e mira t’i japësh besim për ta ndihmuar – Booker T Uashington.

41 – Shumë gjëra t’i kap syri, por ndiq ato që të kap zemra – Proverbë indiane

42 – Beso që mundesh dhe je në gjysmë të rrugës – Theodore Roosvelt

43 – Çdo gjë që ti kërkon është në anën tjetër të frikës – George Addair

44 – Mund ta falim një fëmijë që është i frikësuar nga errësira, tragjedi e vërtetë është kur të rriturit kanë frikë nga drita – Platoni.

45 – Fillo aty ku je. Përdor atë që ke. Bëj atë që mundesh – Arthur Ashe

46 – Kur isha 5 vjeç mamaja më thoshte që lumturia ishte kyçi i jetës. Kur shkoja në shkollë, më pyetën se çfarë doja të bëhesha kur të rritesha, shkruajta “të jem i lumtur”. Më thanë që nuk e kuptova pyetjen, dhe i thashë që ata nuk kuptonin jetën – John Lennon.

47 – Rrëzohu 7 herë, dhe ngrihu 8 – Proverb japoneze

48 – Kur një derë e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet, por shikojmë aq shumë nga dera e mbyllur sa që nuk shohim atë që është hapur për ne – Helen Keller.

49 – Çdo gjë ka bukuri, por jo të gjithë kanë sy të shohin. – Konfuci.

50 – Nëse e ëndërron, mund ta arrish – Zig Ziglar

51 –  Sa e mrekullueshme është se askush nuk duhet të presë qoftë dhe një moment të vetëm për të filluar për të përmirësuar botën – Anne Frank.

52 – Kur lë të shkojë personin që jam, filloj të jem ai që duhet – Lao Tzu

53 – Jeta nuk numërohet nga numri i frymëmarrjeve që marrim, por nga momentet kur na është marrë fryma – Maya Angeloi

54 – Lumturia nuk është diçka e bërë në moment. Vjen nga veprimet tona – Dalai Lama

55 – Nëse të ofrojnë një vend në një anije kozmike, mos pyet çfarë vendi, thjesht hip  – Sheryl Sandberg

56 – Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti përshtat mjetet. – Aristoteli

57 – Mënyra më e mirë për të bërë punë të mirë, është të duash atë që bën – Steve Jobs

58 – Asgjë nuk është e pamundur – Audrey Hepburn

59 – Ose shkruaj diçka më me vlerë për t’u lexuar ose bëj diçka më me vlerë se sa të shkruarit – Benjamin Franklin.

60 – Ndrysho mendimet dhe do të ndryshosh botën – Norman Vincent Peale

61 – Nuk mund të biesh nëse nuk ngjitesh. Por nuk ka asnjë gëzim nëse e jeton jetën në Tokë. –I panjohur

62 – Duhet ta besoj që jemi të talentuar në diçka, dhe kjo gjë duhet të gjendet me patjetër – Marie Curie

63 – Shumica nga ne nuk po jetojnë ëndrrat e tyre pasi po jetojnë frikërat që kanë – Les Brown

64 – Sfidat janë ato që e bëjnë jetën interesante dhe nëse i tejkalojmë ato kjo i jep jetës kuptim – Joshua Marine

65 – Nëse do të ngrihesh vetë, mundohu të ngresh dikë tjetër – Booker T. Uashington

66 – Gjithmonë kam qenë i fiksuar me urgjencën e të bërit të gjërave. Dija nuk është mjaftueshëm, duhet të veprojmë – Leonardo Da Vinci

67 – Limitet jetojnë vetëm në mendjen tonë. Por nëse përdorim imagjinatën, mundësitë tona janë të pafundme – Jamie Paolinetti.

68 – Merre jetën në dorë, dhe shiko ç’ndodh? Një gjë e tmerrshme, askush për t’u fajësuar – Erica Jong.

69 – Çfarë janë paratë? Sukses është të ngrihesh në mëngjes dhe të shkosh në darkë në krevat duke menduar se ke bërë çfarë ke dashur – Bob Dylan.

70 – Nuk dështova në test. Gjeta 100 mënyra për ta bërë atë gabim – Benjamin Franklin.

71 – Për të arritur sukses, dëshira për sukses duhet të jetë më e madhe se frika nga dështimi – Bill Cosby

72 – Një person që nuk bën asnjë gabim, nuk provon kurrë asgjë të re – Albert Ajnshtajn

73 – Një person që thotë se nuk mund të bëhet, nuk duhet të ndërpresë personin që po e bën atë – Proverb kineze

74 – Nuk ka trafik gjatë miljeve që bën shtesë – Roger Staubach

75 – Nuk është kurrë vonë për të qenë ai që duhet të ishe – George Eliot

76 – Njeriu bëhet atë që beson se mund të bëhet – Oprah Winfrey

77 – Më mirë të vdes nga pasioni se sa nga mërzia – Vincent Van Gogh

78 – Një burrë vërtetë i pasur është ai, fëmijët e të cilit vrapojnë në krahët e tij kur i ka duart bosh. –I panjohur

79 – Nuk është çfarë ti bën për fëmijët, por çfarë u ke mësuar atyre të bëjnë për veten e tyre, kjo do t’i bëjë ata të suksesshëm – Ann Landers.

80 – Nëse doni që fëmijët tuaj t’ia dalin, shpenzoni dyfish kohë me ta – Abigail Van Buren

81 – Ndërto ëndrrat e tua, ose ndonjëri do t’ju përdorë për të ndërtuar ëndrrat e tyre – Farrah Gray

82 – Betejat që kanë rëndësi nuk janë ato për medalje ari. Betejat brenda vetes tuaj – betejat e padukshme brenda nesh janë ato që kanë rëndësi – Jesse Ovens

83 – Edukimi kushton para. Por të njëjtën gjë bën edhe injoranca – Sir Claus Moser

84 – Kam mësuar se kur dikush e mbledh mendjen, zvogëlohet frika – Rosa Parks

85 – Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, për aq kohë sa nuk ndalon – Konfuci

86 – Kur shikon tek gjërat që ke në jetë, gjithnjë do të kesh më shumë. Kur shikon tek gjërat që nuk ke në jetë, nuk do të kesh kurrë mjaftueshëm – Oprah Winfrey

87 – Kujtoni se kur jo gjithnjë merrni atë që doni, shpesh është një goditje e mrekullueshme e fatit – Dalai Lama

88 – Përdor kreativitetin, sa më shumë ta përdorësh aq më shumë do të kesh – Maya Angelou

89 – Ëndërro shumë dhe guxo të dështosh – Norman Vaughan

90 – Jeta jonë fillon për t’i dhënë fund ditës që heshtën për gjërat që patën rëndësi – Martin Luter King Jr.

91 – Bëj atë që mundesh, aty ku je, me çfarë të kesh – Teddy Roosevelt

92 – Nëse bën atë që ke bërë gjithnjë, do marrësh gjithnjë atë që ke marrë – Tony Robbins

93 – Ëndrrat, në fund të fundit janë një formë planifikimi – Gloria Steinem

94 – Është vendi yt në botë, është jeta jote. Bëj ç’të mundesh me të, dhe bëje për një jetë që ti dëshiron ta jetosh – Mae Jemison

95 – Do të zhgënjehesh nëse dështon, por do të ndihesh i dënuar nëse nuk provon – Beverly Sills

96 – Kujto që asnjë nuk mund të bëjë të ndihesh inferior pa miratimin tuaj – Eleanor Roosevelt

97 – Jeta ka qenë, është dhe do të mbetet gjithnjë se si ne e bëjmë atë – Grandma Moses

98 – Pyetja nuk është se kush do më lërë, po kush do arrijë të më ndalojë – Ayn Rand

99 – Kur çdo gjë shkon kundër teje, kujto që avioni gjithmonë ecën kundër erës, jo me të – Henry Ford

100 – Nuk kanë rëndësi vitet në jetë. Por jeta e kaluar në vite – Abraham Lincoln 


Nga “Tirana Observer”