
GURI I NUSËS...
Mbi Bjeshken e Strellcit...është një gur që flet
Po gjuhën kush s'ia di... tash e njëmijë vjet
Një gur dhe një varr
Mes mjegullash medet
Flet për bukurinë
Për dhembjën e marrëzinë
Për një nuse flet
Për krushqit që u ( n ) ...grinë
2.
Vrafshin veten krushqit ...ah siç e vranë
Ajo s'u bë nuse
Kot e bënë me kanë
Edhe kodra atë ditë thonë
Se si mbeti meit
Nusja dhe krushqit ...u faruan krejt
Dhe një varr afër...atë ditë e sot
Nusën e ka brenda
Dhe legjenda plotë...
3.
Po një gjë ...nuk e ditën kurr
Ishte aty guri...a gjaku u bë gur
Ndaj rrinë përmbi të
Zogj a ndonjë flutur
Në mjegull rri çdo gjë...
Pos ...emrit të bukur....
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen