Dienstag, 5. Januar 2016

Poezi nga Pullumb Ahmeti


Pullumb Ahmeti

KJO BUZËQESHJA JOTE

Shtratit me buzëqeshjen shtrënguar gjirit
ah moj,ah sa fort e mban për të mos ikur
ç'tu bëj dallgëve që ngrihen godasin shpirtit
trupderdhura lastar çarçafbardhëve shtriqur.

Në det'thellin e buzëqeshjes, ftomë të futem
të shkrihem ,të tretem zjarrit, në mijra grimca
të ta zhvesh me këmishhollën, trupit të lutem
aty mes çarçafëve të ndezin zjarret, dy trupat.

Lermë sonte, kurmë të zbuloj, këmishpurpurta
perëndia vetë më thirri këndshëm, ta kundrojë
gishtat me fije floku le të thurin melodi të bukura
thellë detshpirtit nota melodish ne të këndojmë.

Puthjen magjike ëndërruar kam,ah ta marrë
ta ndjej kur trupi si sorkadhe zë të rrënqethet
gishtat ti ndjesh kurmit drithërimë si një kitarë
vallzimin e trupave shtratit ta lemë të nxehet.

Anije më lundron mbi shkumëbardhët çarçafe
unë kapiteni yt lundroj mes dallgëve rrethuar
timon shtrëngoj gishtave përplasem në tufane
eh, ti ç'vështron e shtrirë kunadhe djallëzuar?

25/12/15


GJUMIN JA PRISHA

Zërin ja nisa me agun e mëngjesit
me furine e erës që tundte një degëthyer
Nga gjumi e zgjoi veç zëri këndezit
Obo ,tha,, mos jam mes ëndrrash mbërthyer?

Jo,,tha, mos jam gjë përgjumësh, fjetur
Endrrat sonte ç’kanë dashur me mua
Këmish hollën vështroi, e kishte veshur
Lëvizi shtratit ,o zot mos, jam zgjuar,,

Dorën përshkoi trupit teposhtë
Të linjtat rozë shtrëngoi rreth vetes 
U ngrit ngadalë nga shtrati i ngrohtë
Me hap të lehtë ju afrua penxheres.

Gjumin ja prisha ,eh, jo unë nuk desha
Kur hapi kanatën perden më largoi,
Hyjnore si hëna rrinte perëndesha
Mendjen e shpirtin pse mi turbulloi?

25/12/15


TI DEGË ULLIRI

Një degë ulliri 
shqyer nga erërat
kullonte rrënqethur
trungut, pikë,pikë,pikë.

Godiste, pa prerë
gurin, ndën vete 
gjirit të tokës
prerë si me thikë.

Rënkime lëshonte
erërave të furishme
trungun me krahë 
kaherë mbështillte.

Gurëndari heshtur 
shpirtin më dysh
me lotët e dhimbjes 
kish veshur këmishë.

Fshihte gurosur
dhimbjet prej lotit
përcillte në kohra
fjalën,dërguar zotit.

Ti degë, ulliri
prej trupit shqyer
sa dhimbje shpirti
kohës ke rrëfyer.

Lëkundet erërave 
degëthyera e ullirit
rënkon trupi plakur
loti derdhur syrit...

23/12/15 


FJALA PA DOGANË

Mëndja fjalën e dalë,s'e deshi
se goja i dha gjuhës pa doganë
buza me zë të lartë zuri e qeshi
se kuvendeve ndë anë,atë e lanë.

Me leje?,,i tha zemrës ,mëndja
Urdhro,,e kreun e vëndit lëshoi
syrin, ngadalë rotulloi brënda
e gjindja qetësisht zënkat pushoi.

''Fjala kur del pa komandë
si erë e tërbuar përjashta fryn
rrokopujë zë e bënë dynjanë
flakë e ndez dhe tërë shtëpinë.''

Tej,kuvendit, dy veta në një anë
gjuhës i jepnin shpejt pa llogari
mëndja, ish thirrur tu zgjidhte hallë
eh asnjëri se pyeti, nga ata të dy.

Fjalën nga gjuha e mori era
fluturoi dhe trazoi gjithë mëhallë
kur mëndja erdhi, trikiti te dera
prifti me hoxhën u bënin ''duanë''.

Dheu, s'mundi dot fjalën të mbulonte
në krahët e erës, vënd ajo kish zënë.
''Kafshoni gjuhën,,,mëndja kuvendonte
zoti,dhëmbët para gjuhe, kot s'i ka vënë''.

28/12/2015


NUK E DI, PËRSE???

Nuk e di ç'farë droje kanë
miqtë e mikeshat e mia
vargjeëmblat u nisa valë
nëpër rreshta flet dashuria,

Vjen në to si Jug' e bardhë
ku shkrijnë acaret e dimrit
nëpër rrëmba ndez veç zjarr
s'lidhen me ndjenja të flirtit.

Lexoni dhe komentoni
nxirrini brengat nga shpirti
mos u ndrydhni mos ngurroni
zjarret brenda mos i digjni,

Një fjalë vetëm shpreh e shkruaj
brenda të mban një llav vullkani
Sazam,hapu,thirri shpirtit,e mos vuaj
një shkendijë flake, zemra të marri.

28/12/2015



BISEDE ME POETEN...

''Ti, me kafen që më servire
s'çohem shtratit'', po më thua
eh, çdo 'të kotem si kotele
mes çarçafëve do të luaj''.

Kotu kotu, kotele dhe lodro
aty do të vijë si dallgë deti
nën çarçaf do të të shoh
të më ndjesh se ç'është rrëmeti.

A:
''Ha, ha, ha, sa shumë që qesha
fjalët e tua hedhur romuze
ndën çarçaf, ndenja sa desha
se kam trupin e një muze''.

P:
Ky mëngjes fal frymëzime
ëndërron e ndez ca zjarre
s'ndal së shkruari, pena ime
mos më nga se digjem fare.

Mes aromës së kafesë
buzës do të vi të ngjishem
aty lermë këtë mëngjes
nën çarçaf, trupat të shkrihen.

Çohu!, thashë,se po të pres
kafen puthje po të ofroj
zjarre puthja le te ndez
kush si deshi në këtë botë?

A:
''Mos shiko mor i ''pa udhë''
kurmi im s'është lozonjar
dhe pse ti po kërkon gurrë
kot e thua s' je më djaloshar.'''

P:
Truplozonjarit aty do shkoj
muzikant me buzë do bëhem
mollëzgishtat të kompozojnë
tingujt e kurmit le të ndizen.

27/12/2015


SA SHUMË E KAM ËNDËRRUAR

Oh,sa shumë e kam ëndërruar
një puthje të vetme me shpirt
të digjem kurmit tënd të përveluar
ta ndjej thellë, gjakun të më shkrij.

Të ëmbël nga larg e di që po ma nis
ta rrufis me buzëmishtat, tharë e etur
syri ytë sa shumë sot po më grris
dëshirë kam në gjinj të rri mbështetur.

Aty me buzënxehtat lehtë ti ledhatoj
e zërin me ofshama kur të ta ndjej
i etur palombar detkurmit do të notoj
kolonbardhat bankinës cimat të hedh.

Me gishta do të përkëdhel lëkurbutën
piano trupit buza melodi le të shpreh
shtrirë përdëlluar ndjenjat valët zbutën
me rënkime dhimbjeëmblat të më nxjersh.

Buzët le të digjen sonte zjarr e prush
gjinjve bardhorë të pi mjaltin e malluar
kokëëmblat e thithkave ti kafshoj si rrush
e drita e mëngjesit na gjen duke lodruar.

27/12/2015 


DHURATA E ËNDRRËS

Dhuratë kërkove ditën e lindjes
si rrallëherë kur isha në gjumë
kapur përdore ndjeva një dhimbje
vrap duke qeshur u futëm në lumë.

Zogjtë cicëronin degëve në shelgjishte
grushta me ujë zuri më hidhte fytyrës
ndën flokët e gjatë tinëz buzëqeshte
eh si shtojzovalle ç'mi gëzohej natyrës.

Me ty vashë lodroj gjumit nëpër ëndrra
lëndinës të ndiqja si djalosh i harbuar
mendja më rrinte përher te ditë lindja
lulemali të mblidhja ti qeshje lumturuar.

Të thura kurorën me degë sherebeli
mbi to si smeralde hodha trëndelinë
pendëbutat mora nga krahë harabeli
mbi gjirin e bardhë shkrova poezinë.

Shtrydha manaferra me lëngun vishnje
një zemër të pikturova me fjalët të dua
prisja që të zgjohesh ti s'mu ndjeve hiç
eh kjo ëndrre gjatë se ç'më mbajti zgjuar.

30/12/2015


ZEMRA DASHURINË DASHUROI

Gotën mbushur plot verë
parmakut lash ndajnate ngecur
Zbrita shkallët pa u ndjerë
Buzë liqenit baris I heshtur.

Horizontit mbetur një rreze diell
Vala vjen ngadalë e etur,çapitur
puth fshehur si hënëza puthur yje
Buzëbregun e ashpër nga ajo mërzitur.

Dëgjoj zërat rinor mes psherëtimash
Dehur puthjesh vullkane, kjo lumturia
Shkallëzemrës zbres mes shushurimash
Fshehur fletëve të saj më pret dashuria.

Të dua, dëgjohet tingulli kitarës
Mjelmat me qafat e bardha rrotulluar
Liqenit notonin të rrëmbyera prej valës
Këndonin buzët nga puthjet përvëluar.

Të dua ,e liqeni nga vala u rrënqeth
Të dua,e sonte kitara telat I kumboi
Të dua,,vështrimin hodha qetë përreth
Të dua, e zemra shpenguar më dashuroi

U kthyem qafuar si mjelmat nga liqeni
Gotën rrëmbeva e buzëve dehur e pimë
Rrezja ikur ëmbëlsisht ne na përkëdheli
Zjarret e dashurisë ndezur zemrave rrinë.

2/01/2016

Sonntag, 3. Januar 2016

Shaban Cakolli - Kur të kthehem një ditë


KUR TË KTHEHEM NJË DITË

Një ditë kur të kthehem
nga ky mall i ndryshkur
Do të mbjelli lule
mbi varrin e gjyshit

Në male e fusha
do të bëjë verime
Do të e puthi baltën
kudo në tokën time

Do të shfryaj mallin
që më dogji flakë
në ndeja me djalin
dhe nënëloken plakë

Do të shuaj etjen
Që më ka përvëlua
nën  hijen e shelgut
Aty kam një krua

Në mes njerëzve t´mijë
prore do t´qëndroj
Kam me u djegë me u shkri
më vendin sé lëshoj.