Sonntag, 6. Dezember 2015

Çka do të thotë fjala snob dhe snobizem?

Nga Boksh Baruti

Disa shokë të Boksh Barutit, (krijues, intelektual dhe analist), ishin kap ndër vete se: çka do të thotë fjala snob dhe snobizëm?!
Aq shumë ishin përplasë ndër veti sa gati rastin e kishin dërgua në Gjykatën e Arbitrazhit për ta zgjedhur çështjen se cili prej tyre kishte të drejt?! Kishte propozime qe si ndërmjetësues te merrej edhe dikush nga Akademia e Shkencave, ose të thirrej ndonjë udhëheqës nga shteti amë që t´ua shpjegoj fjalën snob mbase divergjencat mes tyre ishin të mëdha. 
Ja disa nga mendimet që i dhanë shokët e Bokshit si krijues, intelektual dhe analist: 
I pari tha se fjala snob do të thotë: një njeri qe e mban veten me “te denje” se shokët. Njeri qe mendon se rrezaton kulture dhe qe shoqërohet vetëm me persona që kanë kulturë...
I dyti thoshte se snobi e identifikon vetveten si njeri superiore, edhe pa qene i tille, duke pretenduar qe zotëron sjellje te rafinuara, por behet shume shpesh qesharak dhe i padurueshëm. 
I treti: snobi është person qe ka sjellje përbuzëse ndaj personave tjerë...
I katërti: snob është term qe është përdorur ne Evrope qe ne shekujt e shkuar dhe me ketë fjalë kuptohej ai njeri qe e merr vetveten me lart se shokët e tij! 
I pesti tha se në Fjalorin e shqipes së sotme (f. 1194) ka gjetur se: SNOBIZ/ËM, -MI, - Prirje e sëmurë për të ndjekur mënyrën e jetesës, sjelljet dhe modën e një klase, të një shtrese a të një grupi që mendohet....; shija e sëmur për t´i pëlqyer gjërat...pa e shikuar vlerën e vërtetë të tyre...
I gjashti: snob shqip ka kuptimin askush = dikushi, kur njeriu askush paraqitet si dikush, duke thurë fjalë e dokrra, gjoja se po din diçka! Në angl. është somebody-nobody (s. nob.) = sine nobilitate= dikush-askush...
Por pas krejt këtij dialogu përplasesh, dikujt i ra ndërmend që rastin mos ta dërgonin në Gjykatën e Arbitrazhit mbase ajo nuk merret me gjëra të tilla, as në Akademi por ta pyesnin Boksh Barutin se ç´do të thotë fjala: SNOB?!...
Dhe për ketë Bokshi, pa u menduar shumë shpjegoj se në filozofinë popullore, fjala Snob, ka kuptimin: me të hye vetja në begeni. Me kujtue se po din diçka, bile me shumë se tjerët, e ne fakt ti s´di asgjë! 
Tani se a është bukur te jesh

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen