Donnerstag, 17. Dezember 2015

Radio Fontana dhe Baca Zeqë


Opinion nga Haxhi Muhaxheri

RADIO FONTANA DHE BACA ZEQË

          Jam dëgjues i herëpashershëm i Radios FONTANA. E degjoj këtë radio me shumë kënaqësi, sepse me emisionet e oirganizuara dhe të realizuara si duhet, bukur shpesh na befason për të mirë.

          Më plëqen tejmase kur emisionet e Radios FONTANA moderohen nga Baca Zeqë. Padyshim, z. Zeqir Mehmetaj ka një zë radiofonik krejt natyral. Ai edhe kur flet para mikrofonit, flet natyrshem dhe pa e sforcuar zërin. Kjo është dëshmia më e mirë se ai nuk vuan nga komplekset dhe dëshira për të qenë apo për tu paraqitur ndryshe; se ai dëshiron të jetë dhe të mbetet ai qe është - vetvetja, të flasë rrjedhshem e çartë, ashtu si flet në jetën e përditshme. Kësisoj, Zeqir Mehmetaj e ka krijuar identitetin e vet si moderator, si gazetar i vyer dhe serioz. Kjo bën që moderimet e tij të pëlqehen nga të gjithë dëgjuesit dhe; kjo është arsyeja pse edhe shpirti ka lezet kur e dëgjon zërin e Bacës Zeqë dhe paraqitjet e tij radiofonike. 

          Baca Zeqë i Radio Fontanës në paraqitjet e tij dëshmon se ka kulturë komunikuese dhe njohuri të majtueshme për historinë, kulturën, artin dhe traditat shqiptare. Ai është shumë i afërt dhe miqsorë në bashkëbisedim. Komunikon lirshëm, rrjedhshëm dhe natyrshem me mysafirët, bashkëpunetorët dhe dëgjuesit. Ndaj, kjo është arsyeja pse atë e duan dhe e respektojnë të gjithë. Por edhe ai e do shumë punën dhe i repekton njereëzit me të cilët punon.

          Radio FONTANA pa Bacen Zeqë, nuk do të ishte kjo që është. Të dytë i kanë dhën shumë njëri tjetrit. Baca Zeqë i ka dhën radios shpirt me punën e tij intelektuale, me komunikimin e sinqertë dhe kujdesin që tregon ndaj bashkëpunëtorëve dhe dëgjuesve, më përgatitjen si duhet të emisioneve që doemos mbesin gjatë në kujtesën e atyre që i degjojnë, me përzgjedhjen e mysafirëve me të cilët bashkëbisedon. Kurse Radio FONTANA i ka dhën Bacës Zeqë mundesi që ai të jetë pranë dëgjuesve, qe të paraqesë fuqishëm botkuptimet e tij mbi jetën dhe fenomenet e saj; mbi ngjarjet e rendësishme historike, kulturore, politike e shoqerore të kohës qe po e jetojmë; të shfaq krejt hapur dhuntitë e përsonalitetit të tij, sharmin që ai ka për ti rrëfyer gjërat dhe ndodhitë ashtu si janë.

          Baca Zeqë, ky burr i Dukagjinit, më punen e tij serioze po na bind përditë e më shumë se atë që e bën e ka në shpirt, e bën më shumë dashuri dhe çka është më e rendësishmja; Baca Zeqë e din çka bën dhe si duhet bërë. Prandaj këtë opinion timin do ta përmbyll me fjalët: Të lumtë o Baca Zeqë! Kështu duam të ju kemi e të ju degjojmë o djali i vyer i Ramë Idrizit, i atij burri fisnik e bujarë që gjithmonë e ruajti me dinjitet bardhësinë e plisit...

Austri, 17. 12. 2015

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen