Radio shqiptare
Montag, 17. April 2017
Mittwoch, 4. Januar 2017
Në gjurmët e harruara të këngës epike
Këngët “Maje-Kraje”, të Shqipërisë së Veriut, tashmë një traditë e harruar. Dikur, udhëtari Bernard Newman i cilësoi ato si “telefoni shqiptar”.
Ato njihen në popull edhe me emërtimet: këngë majekrahi, këngë përmajekrahi, këngë përkryekrahi, këngë termalçe, këngë piskë, këngë me gisht në vesh, këngë përpjetë, këngë asqerçe, këngë tërthorce.
Këto emërtime nisen kryesisht nga dy pozicione: ose ai i mënyrës së interpretimit ose nga qëllimi i kryerjes së saj. Sipas Ernest Koliqit, këngët maje-kraje, malësorçe, thirren nga malësorët edhe si këngë të egra.
Në Ciklin e Kreshnikëvë e hasim këtë stil me gisht në vesh:
Ni sahat iz` krajli ia ka dhanë
E t`dy gishtat n`vesh` Alija po ban:
-O ku jeni ju, mor agt, e Jutbinës,
o ku jeni, more Muja me Halilin.
_________________
Marrë nga ata.gov.al

Montag, 28. November 2016
Haxhi Muhaxheri - Sa herë vjen Nëntori
Haxhi Muhaxheri
SA HERË VJEN NËNTORI
Sa herë që vjen Nëntori
Të gjithë duam të bëhemi
Adem Jashar e Ismail Qemal
Isa Boletin a Idriz Sefer
Oso Kukë a Mic Sokol
Dedë Gjo Lul a Sefë Kosharë...
Me plisin e bardhë në dritë të syrit
Bëjmë foto duke e puthur flamurin
E fjalët i ngjyrosim krejt kuq e zi
Pastaj... Oh pastaj
Harrojmë të marrim frymë shqip
Nisim e bëjmë prapë jetë ujqërish
Kafshojmë Lirinë
Njëri tjetrin kafshojmë
Diellin ia vërbojmë atdheut
E Zotin duam ta kemi veç për vete
Medet...
(28. 11. 2015)
Të gjithë duam të bëhemi
Adem Jashar e Ismail Qemal
Isa Boletin a Idriz Sefer
Oso Kukë a Mic Sokol
Dedë Gjo Lul a Sefë Kosharë...
Me plisin e bardhë në dritë të syrit
Bëjmë foto duke e puthur flamurin
E fjalët i ngjyrosim krejt kuq e zi
Pastaj... Oh pastaj
Harrojmë të marrim frymë shqip
Nisim e bëjmë prapë jetë ujqërish
Kafshojmë Lirinë
Njëri tjetrin kafshojmë
Diellin ia vërbojmë atdheut
E Zotin duam ta kemi veç për vete
Medet...
(28. 11. 2015)
Mittwoch, 5. Oktober 2016
Dashuria e tij është mikrofoni
Orhan Azemi (dj Oki) |
Dj Oki vjen nga Presheva dhe jeton në Belgjikë. Mjeshtrin e moderimit e ka filluar para 10 vitesh, në radion e internetit "Xat Prishtina" për të vazhduar pastaj tek radio "Radio-Alba", kurse tani moderon në "Radio Natyra" qe tre vite. Në "Radio Natyrë" moderon programe te ndryshme dhe programin e rregullt "Të argëtohemi se bashku".
Se Orhani apo Dj Oki është moderator i mirë e vëteton edhe audienca qe e përcjell, por edhe numri i madhë i dëgjuesve që e thërrasin gjatë emisionit te tij.
Dj Okin e benë te sukseshme edhe mënyra e veqant e moderimit, sinqeriteti dhe afria më dëgjuesin.
Ai na tha edhe këtë: dëgjuesit mu kanë bërë si anëtarë te familës, komunikoj me ta lirshem dhe ata me japin energji qe te mos ndjej lodhje. Populli e ka thënë me kohë - Çka mbjellë - korrë!
Andaj pse mos te mbjellim dashuri mes veti. E kur është fjala te profesioni im kjo dashuri shumëfishohet për aq sa ka dëgjues.
Agim Drenica
Mittwoch, 17. August 2016
Poezi që sjellë freski në letërsinë tonë
Nga Bexhet Asani
Poetin Naim Fetaj e preokupon përditshmëria gjithëshqiptare. Poezinë e tij fund e krye e përshkon sentimentalizmi. Vargjet plot melodiocitet burojnë e gurgullojnë si Drini i Bardhë. Sot pothuaj të gjithë krijuesit, shkruajnë vargun e lirë, herë-herë të thatë e të pakuptimtë. Naim Fetaj është usta i vargut të bardhë, i bardhë ashtu siç është shpirti i tij rebel, kundër padrejtësive shoqërore. Ai me vargun e tij artistik e të mprehtë me mesazhin që jep, e bën lexuesin për vete. Lexuesin e rrëmben forca artistike dhe estetike e vargut të tij, ai gërsheton rimën tradicionale me vargun e bardhë, kjo e bën më tërheqëse, më të ëmbël, më të dashur vargun dhe poezinë e tij.
Në lirikën e Naim Fetajt dominon motivi social, motivi patriotik etj.
Poeti Naim qanë hallet dhe vuajtjet e popullit gju më gju me popullin, që nga jugu në veri e që nga perëndimi deri në lindje të tokave shqiptare. Ai me shokë në rini luftoi lirinë e vendit të tij të dashur Kosovës, lufton edhe sot pa marrë parasysh furtunave dhe dallgëve të zhgënjimeve...! Pezia e Naimit eshtë gracioze e që sjellë freski në letërsinë tonë. Sikur ai të kultivonte peoezinë me rimë dhe posht saj apo lart të shënonte inicialet N.F. të gjithë do të thoshin se poezinë e ka shkruar Naim Frashëri...! Po ja që poeti Naim Fetaj kultivon vargun e bardhë dhe poezia e tij është po aq e dashur për lexuesin sa poezia e Naim Frashërit. Pse? Sepse të dy Naimët u mbështetën në tabanin kombëtar. Çdo gjë që mbështetet në tabanin kombëtar, është e dashur, është e mirë, është e bukur, është e madhërishme, është hyjnore. E tillë është poezia e poetit të ditëve tona Naim Fetajt.
Naim Fetaj
SKICË PËR PORTRET...
Një ëndërr atëbotë s'na la me u rritë
Dhe fjala e zjarrtë...Kosova Republikë
Sa shumë vuajtje e vdekje o Zot
Dhe ende faqet...larë me lot
E lum për veti s'bëmë
Atë ditē e sot...atë ditë e sot...
SI EPITAF...
( Për Almirin 4 vjeçar)
Lotova për ty ...sonte Almir
Po as ne të gjallët ...s'jemi hiç më mirë
Ti shkove i ri ...nuk dite ç'është dhembja
Mirë që s'e dite
Në gojë si vritet kënga
Ti shkove i ri ...nuk dite ç'ështē malli
Mirë që nuk e dite
Si vdiset për së gjalli...
Sonntag, 14. August 2016
Aforizma nga mendjet e ndritura të botës
Aforizma nga Sokrati, Ajnshtajni, Tuein, Gëte, Pikaso, Aristoteli, Da Vinçi, Konfuci, Steve Jobs, Woody Allen...
Çdo mendje e ndritur e kohërave ka lënë trashëgiminë personale. Për disa janë veprat, për disa të tjerë aseti më i madh janë thëniet në letër. Shumë prej tyre janë sfiduese, frymëzuese dhe interesante, optimiste, por vetëm të vërtetat, ato që i rezistojnë brezave janë më të vlefshmet.
1 – Jeta duhet bërë për të lënë një impakt, jo për të bërë të ardhura – Kevin Kruse
2 – Çfarëdo që mendja e njeriut mund të konceptojë dhe besojë, mund ta arrijë – Napoleon Hill
3 – Mos u përpiq të kesh sukses, por përpiqu të jesh një vlerë – Albert Einstein
4 – Dy rrugë ndaheshin nga një dru, dhe unë zgjodha atë më pak të shkelurën. Kjo bëri diferencën– Robert Frost
5 – Ia atribuoj suksesin këtij veprimi: Nuk pranoj apo bëj justifikime – Florence Nightingale
6 – Ju nuk ja dilni në 100% mundësitë që nuk shfrytëzoni – Wayne Gretzky.
7 – Kam gabuar në 9000 gjuajtje në karrierën time. Kam humbur 300 ndeshje. 26 herë më është besuar gjuajtja e fundit dhe e kam gabuar. Kam dështuar mijëra herë në jetë. Dhe kjo është arsyeja pse arrita të kem sukses – Michael Jordan
8 – Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje – Amelia Earhart
9 – Çdo lëvizje më sjell më afër qëllimit tim – Babe Ruth
10 – Përcaktimi i qëllimit është fillimi i arritjes – Clement Stone
11 – Jeta nuk është të marrësh dhe të kesh, është të japësh dhe të jesh – Kevin Kruse
12 – Jeta është ajo çka të ndodh ndërkohë që ti je i zënë duke bërë plane të tjera – John Lennon.
13 – Ne bëhemi çfarë mendojmë – Earl Nightingale
14 – 20 vjet nga tani ne do të jemi më të zhgënjyer për gjërat që nuk bëmë, se sa nga gjërat që bëmë. Eksploro, ëndërro, zbulo – Mark Tuein
15 – Jeta është 10% ajo që më ndodh mua, dhe 90% se si unë reagoj – Charles Suindoll
16 – Mënyra më e zakonshme se si njerëzit i dorëzojnë fuqitë e tyre është se mendojnë se nuk kanë – Alice Walker
17 – Mendja është gjithçka. Çfarë mendon bëhesh – Buda.
18 – Koha më e mirë për të mbjellë një pemë është para 20 vitesh. Koha e dytë më e mirë është tani – Proverbë kineze
19 – Një jetë e pakontrolluar nuk ja vlen të jetohet – Sokrati
20 – 80% e suksesit është të tregosh që vlen – Woody Allen
21 – Jeta jote është e limituar, kështu që mos e shpenzo duke jetuar jetën e dikujt tjetër – Steve Jobs.
22 – Të fitosh nuk është gjithçka, por të duash të fitosh po – Vince Lombardi
23 – Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia. Jam produkt i vendimeve të mia – Stephen Covey
24 – Çdo fëmijë është artist. Problemi është si të vazhdosh të mbetesh artist kur rritesh – Picasso
25 – Nuk mund ta kalosh kurrë oqeanin nëse s’ke guxim të shohësh mbrapa që bregu nuk duket – Kristofor Kolombi.
26 – Kam mësuar që njerëzit do ta harrojnë çfarë the, njerëzit do ta harrojnë çfarë bëre, por njerëzit nuk do ta harrojnë kurrë se si i bëre të ndihen – Maya Angelou.
27 – Ose ti e bën ditën tënde ose dita të drejton ty – Jim Rohn
28 – Për çdo gjë që mendon se mund të bësh ose çfarë nuk mund të bësh, ke të drejtë – Henry Ford
29 – Dy ditët më të rëndësishme në jetën tënde janë kur lind dhe ditën që zbulon pse linde – Mark Tuein
30 – Çfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda – Johann Volfgang von Goethe.
31 – Hakmarrja më e mirë është suksesi masiv – Frank Sinatra
32 – Njerëzit shpesh thonë se motivimi nuk zgjat. Dakord, por edhe fjalët e këqija nuk kanë rezultat, prandaj motivimi këshillohet të jetë i përditshëm – Zig Ziglar.
33 – Jeta zvogëlohet ose zgjerohet në proporcion të kurajos së dikujt – Anais Nin.
34 – Nëse dëgjon brenda vetes një zë që thotë “nuk mund të pikturosh”, atëherë nuk mund të pikturosh. – Vincent Van Gogh.
35 – Ka vetëm një mënyrë për të shmangur kriticizmin: mos bëj asgjë, mos thuaj asgjë dhe ji thjesht asgjë – Aristoteli.
36 – Kërko dhe do të të jepet, kërko dhe do të gjesh, trokit në dorë dhe do të të hapet – Jezusi
37 – I vetmi person që është e thënë të bëhesh, është personi që vendos ti vetë të bëhesh – Ralph Valdo Emerson
38 – Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar – Henry David Thoreau
39 – Kur të takoj Zotin në fund të jetës sime, shpresoj të mos më ketë ngelur asnjë pikë talent dhe t’i them, e përdora të gjithë atë që më dhe – Erma Bombeck.
40 – Më shumë se sa t’i vendosësh përgjegjësi një personi, është e mira t’i japësh besim për ta ndihmuar – Booker T Uashington.
41 – Shumë gjëra t’i kap syri, por ndiq ato që të kap zemra – Proverbë indiane
42 – Beso që mundesh dhe je në gjysmë të rrugës – Theodore Roosvelt
43 – Çdo gjë që ti kërkon është në anën tjetër të frikës – George Addair
44 – Mund ta falim një fëmijë që është i frikësuar nga errësira, tragjedi e vërtetë është kur të rriturit kanë frikë nga drita – Platoni.
45 – Fillo aty ku je. Përdor atë që ke. Bëj atë që mundesh – Arthur Ashe
46 – Kur isha 5 vjeç mamaja më thoshte që lumturia ishte kyçi i jetës. Kur shkoja në shkollë, më pyetën se çfarë doja të bëhesha kur të rritesha, shkruajta “të jem i lumtur”. Më thanë që nuk e kuptova pyetjen, dhe i thashë që ata nuk kuptonin jetën – John Lennon.
47 – Rrëzohu 7 herë, dhe ngrihu 8 – Proverb japoneze
48 – Kur një derë e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet, por shikojmë aq shumë nga dera e mbyllur sa që nuk shohim atë që është hapur për ne – Helen Keller.
49 – Çdo gjë ka bukuri, por jo të gjithë kanë sy të shohin. – Konfuci.
50 – Nëse e ëndërron, mund ta arrish – Zig Ziglar
51 – Sa e mrekullueshme është se askush nuk duhet të presë qoftë dhe një moment të vetëm për të filluar për të përmirësuar botën – Anne Frank.
52 – Kur lë të shkojë personin që jam, filloj të jem ai që duhet – Lao Tzu
53 – Jeta nuk numërohet nga numri i frymëmarrjeve që marrim, por nga momentet kur na është marrë fryma – Maya Angeloi
54 – Lumturia nuk është diçka e bërë në moment. Vjen nga veprimet tona – Dalai Lama
55 – Nëse të ofrojnë një vend në një anije kozmike, mos pyet çfarë vendi, thjesht hip – Sheryl Sandberg
56 – Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti përshtat mjetet. – Aristoteli
57 – Mënyra më e mirë për të bërë punë të mirë, është të duash atë që bën – Steve Jobs
58 – Asgjë nuk është e pamundur – Audrey Hepburn
59 – Ose shkruaj diçka më me vlerë për t’u lexuar ose bëj diçka më me vlerë se sa të shkruarit – Benjamin Franklin.
60 – Ndrysho mendimet dhe do të ndryshosh botën – Norman Vincent Peale
61 – Nuk mund të biesh nëse nuk ngjitesh. Por nuk ka asnjë gëzim nëse e jeton jetën në Tokë. –I panjohur
62 – Duhet ta besoj që jemi të talentuar në diçka, dhe kjo gjë duhet të gjendet me patjetër – Marie Curie
63 – Shumica nga ne nuk po jetojnë ëndrrat e tyre pasi po jetojnë frikërat që kanë – Les Brown
64 – Sfidat janë ato që e bëjnë jetën interesante dhe nëse i tejkalojmë ato kjo i jep jetës kuptim – Joshua Marine
65 – Nëse do të ngrihesh vetë, mundohu të ngresh dikë tjetër – Booker T. Uashington
66 – Gjithmonë kam qenë i fiksuar me urgjencën e të bërit të gjërave. Dija nuk është mjaftueshëm, duhet të veprojmë – Leonardo Da Vinci
67 – Limitet jetojnë vetëm në mendjen tonë. Por nëse përdorim imagjinatën, mundësitë tona janë të pafundme – Jamie Paolinetti.
68 – Merre jetën në dorë, dhe shiko ç’ndodh? Një gjë e tmerrshme, askush për t’u fajësuar – Erica Jong.
69 – Çfarë janë paratë? Sukses është të ngrihesh në mëngjes dhe të shkosh në darkë në krevat duke menduar se ke bërë çfarë ke dashur – Bob Dylan.
70 – Nuk dështova në test. Gjeta 100 mënyra për ta bërë atë gabim – Benjamin Franklin.
71 – Për të arritur sukses, dëshira për sukses duhet të jetë më e madhe se frika nga dështimi – Bill Cosby
72 – Një person që nuk bën asnjë gabim, nuk provon kurrë asgjë të re – Albert Ajnshtajn
73 – Një person që thotë se nuk mund të bëhet, nuk duhet të ndërpresë personin që po e bën atë – Proverb kineze
74 – Nuk ka trafik gjatë miljeve që bën shtesë – Roger Staubach
75 – Nuk është kurrë vonë për të qenë ai që duhet të ishe – George Eliot
76 – Njeriu bëhet atë që beson se mund të bëhet – Oprah Winfrey
77 – Më mirë të vdes nga pasioni se sa nga mërzia – Vincent Van Gogh
78 – Një burrë vërtetë i pasur është ai, fëmijët e të cilit vrapojnë në krahët e tij kur i ka duart bosh. –I panjohur
79 – Nuk është çfarë ti bën për fëmijët, por çfarë u ke mësuar atyre të bëjnë për veten e tyre, kjo do t’i bëjë ata të suksesshëm – Ann Landers.
80 – Nëse doni që fëmijët tuaj t’ia dalin, shpenzoni dyfish kohë me ta – Abigail Van Buren
81 – Ndërto ëndrrat e tua, ose ndonjëri do t’ju përdorë për të ndërtuar ëndrrat e tyre – Farrah Gray
82 – Betejat që kanë rëndësi nuk janë ato për medalje ari. Betejat brenda vetes tuaj – betejat e padukshme brenda nesh janë ato që kanë rëndësi – Jesse Ovens
83 – Edukimi kushton para. Por të njëjtën gjë bën edhe injoranca – Sir Claus Moser
84 – Kam mësuar se kur dikush e mbledh mendjen, zvogëlohet frika – Rosa Parks
85 – Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, për aq kohë sa nuk ndalon – Konfuci
86 – Kur shikon tek gjërat që ke në jetë, gjithnjë do të kesh më shumë. Kur shikon tek gjërat që nuk ke në jetë, nuk do të kesh kurrë mjaftueshëm – Oprah Winfrey
87 – Kujtoni se kur jo gjithnjë merrni atë që doni, shpesh është një goditje e mrekullueshme e fatit – Dalai Lama
88 – Përdor kreativitetin, sa më shumë ta përdorësh aq më shumë do të kesh – Maya Angelou
89 – Ëndërro shumë dhe guxo të dështosh – Norman Vaughan
90 – Jeta jonë fillon për t’i dhënë fund ditës që heshtën për gjërat që patën rëndësi – Martin Luter King Jr.
91 – Bëj atë që mundesh, aty ku je, me çfarë të kesh – Teddy Roosevelt
92 – Nëse bën atë që ke bërë gjithnjë, do marrësh gjithnjë atë që ke marrë – Tony Robbins
93 – Ëndrrat, në fund të fundit janë një formë planifikimi – Gloria Steinem
94 – Është vendi yt në botë, është jeta jote. Bëj ç’të mundesh me të, dhe bëje për një jetë që ti dëshiron ta jetosh – Mae Jemison
95 – Do të zhgënjehesh nëse dështon, por do të ndihesh i dënuar nëse nuk provon – Beverly Sills
96 – Kujto që asnjë nuk mund të bëjë të ndihesh inferior pa miratimin tuaj – Eleanor Roosevelt
97 – Jeta ka qenë, është dhe do të mbetet gjithnjë se si ne e bëjmë atë – Grandma Moses
98 – Pyetja nuk është se kush do më lërë, po kush do arrijë të më ndalojë – Ayn Rand
99 – Kur çdo gjë shkon kundër teje, kujto që avioni gjithmonë ecën kundër erës, jo me të – Henry Ford
100 – Nuk kanë rëndësi vitet në jetë. Por jeta e kaluar në vite – Abraham Lincoln
Nga “Tirana Observer”

Freitag, 18. März 2016
Një buqetë me poezi nga autori Imri Trena
PËR TY JAM KOSTANDINI
Për ty jam Kostandini,
i ngritur prej balte,
i rënduar nga betimi
i fjalës së dhënë!
Kostandin dhe Besnik.
dy emra burrërie,
me fjalën e shenjtë Besë,
lidhur me një fije fisnikërie!
VUAJTJA
Mos mendo
se njeriu nuk vuan
nëse nuk qan.
Mos mendo
se nuk digjem për ty,
edhe kur të kam pranë në gji.
DËGJOMË
Nëse mendon se gënjej
thuama,
Nëse mendon se qaj,
hesht
Nëse sé di sa të dashuroj
pyetmë
Nëse të dhimbsem se jam vetëm
Eja!
KUDO DO TË KËRKOJA
S´çuditem kur kërkojnë manushaqen,
se edhe ashtu mes ferrash është e bukur,
jam si ai që edhe pas të çjerrash,
me më të bukurën lule ndjehet i lumtur!
NJERI
…të bëhesh Njeri me shpirt të madh.
është privilegj i atyre që kanë vuajtur.
Të lindësh i varfër është fatkeqësi
prej së cilës edhe mund të shpëtosh
por ta mbyllësh jetën i varfër është më zi,
me të vetmin ngushëllim krenar
Mbeta Njeri!
“DURIM I LODHUR”
Durim për varfërinë
n´fëmijëridurim për dashurinë larguar
durim për rritje vetmuar të fëmijëve,
durim sipas ligjeve,për të qëndruar
durim breng- kurbetin për të fituar.
Urtësi e durimit
prej Zotit je bekuar,
durimin e lodhur të jetës sime,
prej pritjes së gjatë e dua çliruar!…
MALL
Më dogj malli Gërlica ime,
pa ty si zogu çerdhe prishur,
bora ma zbardhi flokun,
kthimin në vendlindje duke pritur.
SFIDA IME
Të jap sa të mundem dashuri
në këtë jetë të ashpër u rreka,
edhepse të mbetesh vetvetja,
për ironi nuk u shpërbleka.
Krevat të të florinjtë mund të blej dikush,
po si unë ëndërrimesh s´bën gjumë,
paqja në shpirt të madh çmim ka,
në sfidën time ua provoj unë.
MESNATË KORRIKU PA HËNË
(Mikut të ndjerë, Shaban Cakolli)
Mbrëmë para mesnate në Gjermani
...e n`Krilevë n`atë vendbanim Dardan
telefonat e zënë rënkojnë
mesazhe pas mesazhi
miqët njëri-tjetrin informojnë:
- Shaban Cakolli, i urti, zemërmiri...
fizikisht u largua prej nesh
por, kurr përgjithmonë!
kujtimi e vepra e tij jeton;
Përballoi plagët e mërgimit
nga dashuria e madhe për Gollakun,
për Rapuhë, Kulinë, Litec...
Qykajt... e Gurin e Lamës
....dhe të Krilevë nënës;
Në Koblenz ca muaj më parë
shtrënguam duart miqësisht ne dy
tani zemërthyer e me lot në sy
si t`i rendis këto kujtime për Ty?
28 korrik, 2014
DEGJUESVE TE “ZERIT TË ARBËRIT”
Më zgjoni
Kur të gjithë kanë fjetur
Me therritni
Kur të tjeret kanë ikur
Shtratin do braktis rrufeshëm
Ndez një dritë në studio
Mikrofoni-si dardhë dimri kosove
Me të emblen gjuhën tonë do ju flas
Vendlindjen ju sjell pranë
Fjala shqip nuk vetmohet
Si burim që nuk shteret
Deri sa të ketë shtrat lumi
Më zgjoni
Kur të gjithë kanë fjetur
E pagjumesia ju rri në sy
“Zëri i Arbërit”
Strehe paqeje, urë lidhese
PËR TY ULLMAR QVICK
S`të mbrapsën regjimet e kohës
As paragjykimet pa vlerë
Anën e shqiptarëve të shumëvuajtur more
Çështjes shqiptare i bëre nder.
Të duash kështu një komb të lashtë
Historinë t`ia kesh vlerësuar,
Rrallëkush si ti me përkushtim
Me dëshmi veprash ka dëshmuar.
Gjuhën shqipe të ëmblën gjuhë
E flet dhe e shkruan si rrallë ti;
Ullmar Qvick, enciklopedi e gjallë
Bashkëluftëtar me ne për Liri.
Shpesh në biseda i thjeshtë e hokatar
Suedez thua je lindur e pleqëruar
Por shpirtërisht ndjehesh edhe shqiptar
Qytetar i botës shqiptare- i admiruar.
URTËSISHT
(Babait, Arif Begi-Trena)
Në 23 vjetorin e ndarjes
Urtësisht, me durim
Më mësuan të jetoja.
Vuajta, u përpoqa, prita me durim.
Një jetë të tërë u tregova i duruar,
Duke shpresuar se një ditë,
Do merrja atë që më takonte
Dhe gjithçka e morën ata që
u mungonte durimi,
Ata që ditën të përfitojnë,
Përmes një rruge të tërthortë e të papritur
Dhe pyes vehten
Nëse më bëri mirë durimi?!
Papritur më kap veshi një zhurmë,
Si një lis me rrënjë të posashkulura,
Babai para syve më del drejtë:
- «Bir, mos ju anko durimit
Prej tij n'parajsë prehesh i qetë...»
Biografia e autorit
Në vitin 1999, Imriu migroi në Norvegji. Atje, duke parë nevojn e domosdoshme të komunitetit shqiptarë të mërgatës për ruajtjë e kulturës, dokeve, zakone, traditave dhe identitetit kombëtar, ai merr inisiativën për të themeluar një radiostacion. Qellimi ishte që përmes zerit të kësaj radio të jepte kontribut në mbrojtjën e mërgimtarëve nga asimilimi dhe në ruajtjën gjuhës e dashurisë për atdheun nga brezat më të rinj. Kështu, Imri Trena e themeloi, u bë edhe kryeredaktor dhe udhëheqës i Radiostacionit që u pagëzua më emrin “Zëri i Arbërit”. Radio "Zëri Arbërit" menjëherë filloj ta kryej misionin për të cilin ishte krijuar. U bë zëri arbëror i shqiptarisë në diasporë. U bë radiokanali më i dëgjuar në familjet shqiptare që jetojnë dhe punojnë jashtë atdheut. U bë radio me skemën programore shumë të qëlluar dhe që fliste veç shqiptarisht. Radio ku sot degjohet muzika e përzgjedhur nga tabani i vlerave kombëtare, degjohet fjala artistike dhe paraqitet fuqishem shpirti i muzës shqiptare, dëgjohet nga goja e plqeqëve të urtë krijimtaria gojore e popullit tone, si: fjalët e urta dhe urimet, anekdotat dhe proverbat, tregimet popullore dhe rrëfiet humoristike., që gjithmonë përcjellin mesazh të fuqishem për zhvillimin dhe ruajtjën e vetive të mira njerëzore. Radio "Zëri i Arbërit", e krijuar tash e katërmbdhjetë vjet më parë, është bërë shembull për të mirë. Shembull se qysh duhet punuar njeriu kur ka dëshirë të sinqertë, vizion të qartë e qëllim fisnik për ti dhënë hrah të mirës së përgjithshme të komunitetit të mërgatës dhe shpirtit shqiptar. Radio "Zëri i Arbërit" pothuajse tashmë dëgjohet në të gjitha familjet shqiptare që jetojnë jasht atdheut.
Veç veprimtarive tjera të shumëta, Imri Trena u angazhua që të jepte kontribut pë të mirë edhe në Shkollën Shqipe në Oslo, ku punon si arsimtarë që nga viti 2000. Ai punon me shumë përkushtim me nxënësit, duke pëcjell të ata mesazhin e rilindasve shqiptarë, për të mos e harruar as për një të vetmin çast atdhun, për ta dashur e mësuar sa më mirë gjuhën shqipe dhe për ta vizituar sa më shpesh që është e mundur vendlindjën e tyre.
Imri Trena është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe ka botuar këto vepra: “Buzëqeshja e tretur”, “Plagë në zemër”, „Shtegtimi i shqipeve”, “Prapa grilave”, “Kosova ime e madhe”, “Andej është Kosova”, „Rruga e hidhur”, “Dhembje e lot”, “Në Kampin Bjonerbek”, “Aromë manushaqeje”, “Mall i (pa)shuar" dhe “Me zërat e Zërit të Arbërit”.
Poezitë e tij janë perfshirë në disa antologji dhe janë përkthyer në disa gjuhë.
(h.m)
Abonnieren
Posts (Atom)